PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune OFICER KREDIE I LARTË



NOA sha
03.03.2016, 19:16
Qëllimi i punës:

Identifikon mundësi shitje, gjeneron klientë të rinj ndërsa realizon arritjen e objektivave individualë dhe siguron një shërbim të shpejt dhe profesional për klientët potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie të shëndetshme dhe cilësore. Mbështet integrimin e Oficerëve të rinj të Kredisë duke i trajnuar dhe duke i këshilluar ata në zhvillimin e tyre profesional. Gjithashtu ndihmon Drejtorin e Degës në detyrat operacionale në degë.

Përgjegjësitë kryesore:

§ Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe të zhvillojë një plan kërkimor dhe identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania
§ Takohet me klientët potencialë për t’i informuar rreth produkteve dhe kushteve të kredisë
§ Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues
§ Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës
§ Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes
§ Siguron këshillim financiar dhe shërbim klientësh cilësor
§ Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë
§ Menaxhon marrëdhënien me klientët, duke ju dhënë zgjidhje kërkesave dhe ankesaveZhvillon dhe mban njohuri shumë të mira mbi produktet
§ Drejton gjetje të thelluara faktesh dhe analizash financiare dhe u sugjeron zgjidhje të mundshme aplikantëve për kredi
§ Kryen verifikime kredie, bazuar në aprovimin e Komitetit të Riskut, mbi kreditë nën kodin e tij/saj dhe mbi kreditë e Oficerëve të tjerë nëse kërkohet
§ Siguron trajnim dhe mentorim të përditshëm për Oficerët e rinj duke bërë të mundur integrimin më të shpejtë të tyre në institucion
§ Kryen të gjitha detyrat dhe ndërmerr të gjitha përgjegjësitë e Drejtorit të Degës gjatë mungesës së tij sipas procedurës në fuqi për zëvendësimin e Drejtorit të Degës
§ Mbështet Drejtorin e Degës në përgatitjen e raportimeve dhe në takimet ditore të degës, sa herë që i kërkohet

Kërkesat kryesore:
§ Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme
§ Eksperienca e Punës e preferueshme 3 vjet si Analist Kredie ose të paktën 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme
§ Ekspertizë profesionale në fushat e shitjes, marketingut, negocimit dhe analizave
§ Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi
§ Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv)
§ Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit
§ Aftësi të treguara për të arritur objektivat e shitjes
§ Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë dhe i aftë të ndërtojë ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim
§ Lojtar i shkëlqyer skuadredhe aftësi të mira të ndërtimit të skuadrës
§ Kapacitet për të trajnuar të tjerët

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke (http://duke/) plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/ . Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 15 mars 2016.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.